Varrezat e Durrësit me koncesion/ Sako: Kishim ankesa të shumta nga qytetarët, tarifat nuk ndryshojnë

Durrësi

Varrezat e Durrësit me koncesion/ Sako: Kishim ankesa të shumta nga qytetarët, tarifat nuk ndryshojnë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:27
Emirjana Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ka reguar pas denoncimit te PD se varrezat e këtij qyteti do të jepen me koncesion me vlerë 8.8 milionë lekë.

Në një prononcim për Report tv, ajo është shprehut se një masë e tillë erdhi pas ankesave të shumta të qytetarëve lidhur me mangësitë e shërbimit të varrimit.

“Kemi gjykuar se mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë që po i njëjti shërbim kryhet nga operator të jashtëm të bashkisë. Ajo që dua të theksoj është që pagesa që kanë për të bërë qytetarët e Durrësit të jetë po e njëjta pas viteve 1991 që ndërmarrjet kanë marrë një rol publik.

Ky vendim i këshillit konsiston në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e varrezave. Ruajtjen nga zjarri. Ruajtjen fizike që mos të ndodhin vandalizma dhe vjedhje. Si dhe do të kryhet procesi i hapjes së varreve, vendosjes së hermetike. Këto procese do bëhen nga subjekti që do të lidhë kontratën me bashkinë e Durrësit”, tha Sako.

Kryetarja Sako bën të ditur se varrezat mbeten pronë publike dhe gjithçka që lidhet me investimet në varreza do t’i kryejë bashkia.

“Investimi 20 milionësh që ne do të bëjmë në varreza është shtrimi komplet i rrugës. Duam të bëjmë një strehëz për njerëzit që bëjnë ceremoni e fundit me familjarët e tyre dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me mirëmbajtjen e varrezave ky investim”, tha Sako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat