Makina përplaset me shtyllën në Durrës, zjarrfikësja ndërhyn për të nxjerrë shoferin

Durrësi

Makina përplaset me shtyllën në Durrës, zjarrfikësja ndërhyn për të nxjerrë shoferin

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën e Plepave ku automjeti tip “Ford Fusion” është përplasur me një shtyllë.

Nga përplasja e fortë, mjeti ka pësuar dëme të mëdha ndërsa drejtuesi i mjetit, Met Koci fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe në foto, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga automjeti.

Ambulanca dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat