Rrëshqitje masive dherash në zonën e Currilave, shkulen pemë e rrjeta metalike, rrezikon rruga

Durrësi

Rrëshqitje masive dherash në zonën e Currilave, shkulen pemë e rrjeta metalike, rrezikon rruga

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:39
Durrës

Në zonën e Currilave në Durrës janë shënuar sërish rrëshqitje të dherave si pasojë e reshjeve të shiut.

Mësohet se një pjesë e argjilës së shkëputur ka përfunduar në rrugë duke marrë me vete edhe disa rrënjë pishash. Masivi është postuar deri në fund të Kodër Currilave.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe kanë përfunduar në rrugë edhe një pjesë e rrjetave metalike të vendosura për të frenuar rrëshqitjet.

Çarjet e asfaltit po rrezikojnë edhe dëmtimin e rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat