Durrës, fshatin e merr uji për tërë natën, panik në Katundin e Ri

Durrësi

Durrës, fshatin e merr uji për tërë natën, panik në Katundin e Ri

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 08:26
Durrës

Fshati Katund i Ri në Durrës, mbrëmjen e së enjtes u pushtua nga uji për të tretën herë brenda 2 javësh!

Qindra banesa kanë qënë gjatë tërë natës nën ujë dhe banorët rrugëve, në netët më të ftohta dhe të lagështa të këtij dimri.

PD në Durrës akuzoi qeverinë për këtë papërgjegjshmeri totale ndaj banorëve të kësaj zone, e cila është pasojë e menaxhimit të keq të rezervuarëve dhe liqeneve, ku portat hapen në mënyrë të pakontrolluar.

Ky keqmenaxhim ka sjellë dëme të mëdha financiare dhe ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe të bagëtisë që ata mbarështojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat