100-vjetori i DHTI së Durrësit, Meta: Koha për një rigjallërim, për t'i dhënë frymëmarrje biznesit

Durrësi

100-vjetori i DHTI së Durrësit, Meta: Koha për një rigjallërim, për t'i dhënë frymëmarrje biznesit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:32
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtuese të 100-vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.

Me këtë rast, Kreu i Shtetit e vlerësoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Durrës me Titullin e lartë ‘Për merita të veçanta civile’, me motivacionin:

‘Me mirënjohje ndaj punës së vyer, që nga themelimi 100 vite më parë e deri në ditën tona, në drejtim të ndihmesës, inkurajimit, mbrojtjes dhe zhvillimit të pandërprerë të sipërmarrjes jo vetëm durrsake, por edhe kombëtare.

Në vlerësim të mbrojtjes, përkujdesjes së veçantë ndaj interesave ekonomike të bashkësisë sipërmarrëse të Durrësit, duke rritur dhe zgjeruar vazhdimisht lidhjet dhe marrëdhëniet tregtare dhe industriale, si dhe duke promovuar edhe eksportin e pandërprerë të prodhimeve autentike shqiptare’.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, Presidenti Meta u shpreh:

‘Kremtimi i 100-vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, është një moment historik jo vetëm për këtë qytet, por edhe për sipërmarrjen në nivel kombëtar.

Që në fillesat e para, në vitin 1921, e njohur në atë kohë si ‘Oda e Tregtisë e Durrësit’ e deri sot, puna e këtij institucioni ka pasur një ndikim shumë të rëndësishëm për mbarë vendin.

Misioni dhe veprimtaria e këtij institucioni ka qenë gjithmonë mbrojtja e përkujdesja ndaj interesave ekonomike të sipërmarrësve të Durrësit, për të rritur dhe zgjeruar vazhdimisht marrëdhëniet tregtare dhe industriale, por edhe për të promovuar eksportin e prodhimeve autentike shqiptare.

Puna 100-vjeçare e këtij institucioni i dedikohet edhe kryetarëve, që nga fillesat e deri më sot, si Idhomen Kosturi e kryetarët e nderuar të pas viteve 90-të, si Seid Kërtusha, Edmond Kosova, Sami Gjergji, Hajdar Kovaçi, Gani Buka, Andrea Xhavara dhe deri sot te Alban Isteri.

Të gjithë e dimë se çfarë tragjedie pësuan sipërmarrësit, tregtarët dhe industrialistët durrsakë dhe gjithë ato familje të shquara të këtij qyteti, pas vendosjes së regjimit komunist edhe pse një pjesë e tyre kishin qenë ndër përkrahësit kryesorë të Luftës Antifashiste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat