Durrësi vatër e nxehtë, konfirmohen me koronavirus 30 fëmijë të një çerdheje

Durrësi

Durrësi vatër e nxehtë, konfirmohen me koronavirus 30 fëmijë të një çerdheje

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:40
Ilustrim

62 persona me Covid-19 ndodhen të shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa 9 pacientë janë të shtruar në reanimacion.

Ndërkohë, situata në këtë qytet është akoma më shqetësuese, pasi 30 fëmijë të vegjël në një çerdhe në zonën e Spitallës në Durrës, raportohet se janë të infektuar me Covid, raporton “Abc News”.

Po ashtu numri i mësuesve si edhe ai nxënësve të prekur nga koronavirusi, në këtë qytet është në rritje.

Pjesa më e madhe e të shtruarve në këtë spital janë të moshuar, të cilët kanë edhe sëmundje shoqëruese, duke rritur edhe më tepër kërkesën për personel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat