Ankorohet në Durrës nëndetësja turke “TCG Çanakkale”

Durrësi

Ankorohet në Durrës nëndetësja turke “TCG Çanakkale”

Më: 11 mars 2021 Në ora: 07:28
Foto

Sipas një njoftimi nga Autoriteti Portual i Durrësit në rrjetet sociale, nëndetësja “TCG Çanakkale”, e cila ka mbërritur në port më 9 mars, viziton për herë të parë Shqipërinë.

Në njoftim theksohet se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë.

Gjatë viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat