Tre ditë e ankoruar në Durrës, largohet nëndetësja turke “TCG Çanakkale”

Durrësi

Tre ditë e ankoruar në Durrës, largohet nëndetësja turke “TCG Çanakkale”

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:09
Foto

Nëndetësja “TCG Çanakkale”, e cila prej tre ditësh ishte ankoruar në portin e Durrësit është larguar sot nga ujërat shqiptarë.

Në një njoftim nga Autoriteti Portual i Durrësit theksohet se vizita treditore e nëndetëses turke ishte në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë.

Gjatë viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat