Xhaferraj: Në Durrës tetë mandate të sigurta, luftojmë për të nëntin

Durrësi

Xhaferraj: Në Durrës tetë mandate të sigurta, luftojmë për të nëntin

Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:53
Ferdinand Xhaferaj

Kreu i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj përmes një postimi në Facebook thekson se demokratët do të marrin 8 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa lufta do të bëhet pikërisht për mandatin e nëntë.

Xhaferaj shkruan se Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti, me të cilin ka abuzuar për tetë vite me radhë në mënyrën më të pashembullt në historinë e pluralizmit.

“Fitorja e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit tashmë është edhe më e sigurt më ekipin tonë të kandidatëve.

Tetë mandatet tona janë të sigurta, ndërkohë që të gjithë së bashkë do të bëjmë maksimumin për të arritur mandatin e nëntë.

Edi Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti, me të cilin ka abuzuar për tetë vite me radhë në mënyrën më të pashembullt në historinë e pluralizmit.

Shqipëria Fiton!” shkruan ai në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat