Dëmet e covid në turizëm, investitorët e Durrësit s’kanë shpresë për sezonin e ri turistik

Durrësi

Dëmet e covid në turizëm, investitorët e Durrësit s’kanë shpresë për sezonin e ri turistik

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:36
Foto

Dita e verës nuk ngjall shpresë për bizneset e turizmit. Në Durrës për të dytin vit, investitorët thonë se nuk kanë shumë shpresë për rritjen e të ardhurave në sezonin e verës

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër deklaron se injektimi i dozave të vaksinave do të sjellë më shumë shpresë për këtë sektor. Por ë Duke e quajtur vitin e kaluar një vit të dështuar, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës dyshon për një sezon të suksesshëm.

“Vitin e kaluar sezoni ka qene i dështuar. Duke parë situatën e Covid ky sezon dyshoj se do te jetë i suksesshëm.”

Në të njëjtën periudhë gjatë 2018 dhe 2019, sipas përfaqësuesve të Biznesit në Durrës ka pasur të paktën 50% të kapaciteteve të prenotuara, ndërsa këtë vit situata duket dramatike.

“Në këtë periudhë të gjithë hotelet deri ne 50 % i ka pasur te prenotuara te gjitha kapacitet. Në këto shifra diskutohet për të mbajtur aktivitetin dhe jo për të zhvilluar turizmin.”

Në këto kushte, shpresa mbetet te shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe trevat e tjera.

“Mendojmë që turizmi në këtë sezon është një turizëm që do jetë kryesisht me turistë vendas dhe të rajonit.”

“Pritshmëritë janë shumë të pakta, pasi sytë do vazhdojnë  të marketojnë resorte të thata në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Ata shprehen se këtë vit po mendojnë për risi, duke e orientuar turizmin më shumë në natyre, dhe drejt aventurave në mënyrë që të respektohen edhe masat anti-covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat