Pesë të arrestuar në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Durrësi

Pesë të arrestuar në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona gjatë orëve të fundit. Sipas uniformave blu të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

“Në vijim të operacionit “Arrameras”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, shtetasin H. C., 30 vjeç, banues në Thumanë, pasi ka blerë një motomjet të vjedhur nga personat e arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit :

Sh. H., 46 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.15, Durrës, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. M;

M,. 40 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke vjedhur disa vegla pune, në garazhdin e shtetasit Sh. J.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen A. K., 39 vjeçe, banuese në Durrës, dhe u procedua penalisht shtetasi B. S., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në Hamallaj, shtetësja A. K., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur mjetin motorrik, bujqësor, që drejtohej nga shtetasi B. S., që  si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokuroris së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat