Mbeturinat dhe mungesa e infrastrukturës shqetësojnë qytetarët në Durrës

Durrësi

Mbeturinat dhe mungesa e infrastrukturës shqetësojnë qytetarët në Durrës

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Durrësi renditet qyteti i dytë më i madh në Shqipëri si nga numri i banorëve ashtu dhe nga investimet apo projektet.

Por infrastruktura rrugore lë shumë për të dëshirua madje gropat e mëdha që janë krijuar në lagje, krijojnë vështirësi si për kalimtarët ashtu edhe për këmbësorët.

Në këtë situatë ndodhen rrugët në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.

Mbeturinat dhe inertet që gjenden buzë rrugës, mes zonave të banuara krijojnë një tjetër shqetësim.

Ata shprehen të shqetësuar për mungesën e investimeve nga Bashkia e Durrësit.
“Të vijë ta fusim një herë Edi Ramën këtu, pastaj..,” thotë banorja.

“Po çfarë rrugësh, asgjë s’ka këtu. Mungesa e qeveritarëve , e bashkisë ka bërë që të ngetet kështu,” thotë banori.

“Kjo është shumë  problem  kur bie shi, bëhet me gropa shumë nga makinat që kalojnë se prishin nivelin e rrugës njëkohësisht e lanë në mes, mbaruan gjithë procesin e rrugëve këtej atë e lanë në mes. Shkakun nuk e di, e dinë ata që e kanë organizuar këtë punë,” thotë qytetari.

Apelojnë autoritetet që të punojnë më shumë, duke bërë investime që i prekin ata drejtpërdrejtë.

“Makina përplaset nga gropat që ka, shumë keq. Duhet të punojnë më mirë ata të bashkisë së qytetit. Kjo është që rrugë që ka lëvizje shumë,” thotë banori.

Edhe pse Bashkia e drejtuar nga Emirjana Sako, herë as here ka kryer punime në rrugët kaotike të Durrësit, duket sikur në fokus nuk janë rrugë te lagjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat