Të shtënat me armë zjarri në Durrës/ Plagoset një 25-vjeçar, policia jep detajet për ngjarjen

Durrësi

Të shtënat me armë zjarri në Durrës/ Plagoset një 25-vjeçar, policia jep detajet për ngjarjen

Më: 22 mars 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës, në lagjen nr.4 të këtij qyteti.

Media mëson se si pasojë ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat