Zbardhet plagosja në Durrës, arrestohet autori, i kapen armë e municione

Durrësi

Zbardhet plagosja në Durrës, arrestohet autori, i kapen armë e municione

Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës ku mbeti i plagosur një shtetas.

Policia ka arrestuar 25 vjeçarin e përfshirë ne konflikt  pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

Sipas njoftimi të policisë shtetasi A.T, 25 vjeç banues në Durrës ishte dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” u shpall në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit A. T.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat