Skandal në Durrës/ Kamera dhe pajisje përgjimi në zyrat e LSI

Durrësi

Skandal në Durrës/ Kamera dhe pajisje përgjimi në zyrat e LSI

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Shoqërohet në Polici drejtuesja politike e LSI në qarkun e Durrësit, Elona Guri.

Sipas njoftimit të unformave blu, Guri është konfliktuar me një shtetas, i cili gjithashtu është shoqëruar në komisariat, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, në ora 14:30.

Por, në një deklaratë për mediat, Guri akuzoi se eksponentët të lidhur me pushtetin kanë vendosur kamera dhe pajisje përgjimi në zyrat e LSI në Durrës.

Sipas asaj që njofton LSI, janë kapur edhe serverat të cilët janë sekuestruar nga prokuroria.

Elona Guri: “Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI. Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve.

Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë.

Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI.

Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar. Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria“.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat