Dyshohet të ketë mjekuar në mënyrë të pakujdesshme pacientin, procedohet mjeku

Durrësi

Dyshohet të ketë mjekuar në mënyrë të pakujdesshme pacientin, procedohet mjeku

Më: 25 mars 2021 Në ora: 10:13
Spitali i Durrësit

Një mjek në Spitalin Rajonal të Durrësit është proceduar penalisht.

Pasi ai akuzohet nga familjarët e një pacienti për mjekim të pakujdesshëm.

Mjeku 51-vjeçar me iniciale M. M., banues në Manzë është kallëzuar nga bashkëjetuesja e një pacienti të cilit ai i ka dhënë kujdes shëndetësor.

Sipas saj, mjeku ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme 63-vjeçarin me iniciale D. B., i cili momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat