Njëri në kërkim për drogë, tjetri për tentativë vrasje, dy të arrestuar në Durrës

Durrësi

Njëri në kërkim për drogë, tjetri për tentativë vrasje, dy të arrestuar në Durrës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet E. T., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu në pranga ka rënë dhe shtetasi me inicialet E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat