“Mirënjohja e qytetit Durrës”/ Deputetja Klodiana Spahiu takon mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal

Durrësi

“Mirënjohja e qytetit Durrës”/ Deputetja Klodiana Spahiu takon mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:59
Mjekët

Në ditën ndërkombëtare të mjekëve kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako dhe mjekja e deputetja e Durrësit Klodiana Spahiu vizituan Spitalin Rajonal të Durrësit ku kanë falenderuar mjekët për punën e tyre për menaxhimin e situatës së pandemisë.

Takimi ka nisur me një minutë heshtje për të gjitha jetët e humbura gjatë kësaj pandemie por edhe në mënyrë të veçantë për humbjen e mjekut Fatos Zaçe. Kryebashkiakja Sako falenderoi bluzat e bardha dhe u ka dhënë mjekëve dhe infermierëve certifikatën “Mirënjohje e Qytetit e Durrësit”.

Mjekja dhe deputetja e Durrësit Klodiana Spahiu në fjalën e saj deklaroi se bluat e bardha pavarësisht se me mundim e sakrifica ja kanë dalë mbanë për të suportuar një ngarkesë të jashtëzakonshme dhe shërbimi ndaj qytetarëve ka qenë shumë cilësor.

Vlerësimi “Mirënjohja e Qytetit” u është dhënë mjekëve dhe infermierëve që kanë përballuar në vijën e parë pandeminë në Durrës me motivacionin: “Për kontributin e madh dhe punën e jashtëzakonshme në menaxhimin e situatës së emergjencës së krijuar nga pandemia Covid 19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat