Vaksinimi në Durrës, aplikohen gjithsej 13.200 vaksina, shërbimi për invalidët ofrohet në banesë

Durrësi

Vaksinimi në Durrës, aplikohen gjithsej 13.200 vaksina, shërbimi për invalidët ofrohet në banesë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 19:30
Durrës

Në qytetin e Durrësit ka nisur vaksinimi masiv i grupmoshës mbi 65 vjeç.

Drejtoresha e Shëndetit publik në këtë qark tregon se përveç personave që vaksinohen në çadrat e ngritura në sheshin “Iliria”, shërbimi ofrohet edhe në banesë për qytetarët që janë me patologji të rënda apo invalidë.

“Për sa i përket procesit të vaksinimit Durrësi, ka nisur që prej datës 2 mars. Aktualisht jemi të pozicionuar pranë sheshit ‘Liria’, ku jemi në zhvillim e sipër të procesit të vaksinimit masiv për popullatën. Procesi është duke shkuar shumë mirë, po ndiqen edhe aplikimet në banesë për personat që janë me patologji të rënda apo invalid. Njoftimet po bëhen për çdo pacient sipas target- grupeve që përcaktohen, personat që nuk kanë ende një njoftim duhet t’i drejtohen mjekut të familjes”, thotë Aurora Hyka, drejtoreshë e Shëndetit Publik Durrës.

Jo të gjithë qytetarët janë njoftuar nga mjeku i familjes. Ka edhe nga ata të cilët të cilët janë afruar pranë sheshit duke u regjistruar për marrjen e vaksinës.

“Erdha me dëshirë vetë. Mezi e prisja këtë moment dhe jam shumë i kënaqur. Nuk jam e di nëse e kam kaluar COVID-in , por tani jam më i sigurt dhe them që do ja hedhim”, shprehet një qytetar.

“Na njoftoi doktori i lagjes, vaksinën e bëmë po presim këtu për pak minuta, e prisnim që të vinte dhe doja që të vaksinohesha”, thotë një tjetër.

Deri më tani në qytetin e Durrësit janë aplikuar 13200 vaksina, me të cilat janë vaksinuar të moshuarit mbi 80 vjeç, mjekët, arsimtarët, farmacistët dhe policët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat