Qytetarët i ikin masave në Kosovë, ja sa persona u akomoduan në dy hotele të Durrësit

Durrësi

Qytetarët i ikin masave në Kosovë, ja sa persona u akomoduan në dy hotele të Durrësit

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:46
Kufiri Kosovë - Shqipëri

Më hyrjen në fuqi të masave antiCovid në Kosovë, qytetarë të shumë gjatë ditës së sotme kanë zgjedhur shtetin e Shqipërisë, që t’a kalojnë vikendin.

Kolona të mëdha janë krijuar në pikën kufitare në Morinë.

Gastronomia është e mbyllur dhe shumë aktivitete të tjera nuk po funksionojnë. Qytetarët mes Kosovës dhe Shqipërisë, mund të lëvizin lirshëm pa teste PCR, përkundër masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Mësohet se në dy hotele të njohura në Shqipëri, janë akomoduar mbi 1000 shtetas të Kosovës.

Në statistikat e Policisë Kufitare, në krahasim në dy ditët paraprake, numri i qytetarëve që kanë dal jashtë kufirit të Kosovës është rritur shumëfish.

Deri në orën 17:00 në Shqipëri shkuan 2788 vetura nga Kosova, me 11.157 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat