“Rinia” e ndotur në Durrës

Durrësi

“Rinia” e ndotur në Durrës

Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:41
Kanalizimet ne fshatin Rinia

Në zonën turistike “Rinia” në Durrës shtrihet një bregdet ende me plazhe të virgjëra, por mungesa e investimeve dhe kolektori i shkarkimit të ujrave të zeza e ka kthyer zonën në një vatër infeksioni.

Prej vitesh asnjë investim në zonën turistike “Rinia” në Durrës

Banorët: Problem edhe qentë, Bashkia s’po merr asnjë masë

Këto pamje tregojnë situatën e krijuar ne fshatin turistik “Rinia” në Durrës për shkak të mungesës së rrjetit të kanalizimeve .

Banorët thonë se aty nuk është vënë kurrë dorë që prej 12 vite me para, teksa kolektori për shkarkimin e ujërave të zeza është kthyer në një vatër ndotjeje.

”Shumë shetëquese. Ujërat e zeza derdhen në këtë kanal. Edhe këtu era nuk durohet. Kjo zonë komplet se kanë pastruar që prej 12 vitesh a më shumë.”

Një tjetër problematikë për banorët e kësaj zone janë edhe qentë ndaj te cilave Bashkia e drejtuar nga Emirjana Sako nuk po merr asnje masë.

”Problemi jonë është edhe qentë. Janë bërë pishat aty nuk dalin dot kalamajtë. Janë bërë gjithë ata qen këtu.”

Përball kësaj situate te krijuar ata i bëjnë thirrje bashkisë që ti jape zgjidhje këtyre problemeve shqetësuese për zonën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat