E stampuar Pablo Escobar/ Çfarë shkruhet në pakot me kokainë që u kapën në portin e Durrësit

Durrësi

E stampuar Pablo Escobar/ Çfarë shkruhet në pakot me kokainë që u kapën në portin e Durrësit

Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:33
Droga e kapur nga policia

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike të kapur në portin e Durrësit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se u kapën 200 kg kokainë, nga të cilat rreth 100 kg ishin fshehur në tavanin e kontenierit me ngarkesë bananesh. Teksa vijon numërimi i pakove, në disa prej tyre shkruhet “Viejon”, si dhe është e stampuar fotografia e Pablo Escobar. Në port, janë parë policia e Durrësit, autoritetet portale dhe antikontrabanda.

Konteineri i mbushur me lëndë narkotike dyshohet se vinte nga Ekuadori. Kontenieri i përket disa personave nga Tirana, emri i të cilëve është i padëgjuar më parë për përfshirje në ndonjë vepër kriminale.

Image

Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut.

Anija është ankoruar paraditen e sotme në portin e Durrësit dhe nga kontrolli në njërin prej kontenierëve me ngarkesë bananesh të shkarkuar prej saj, u zbulua ngarkesa e paligjshme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat