Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Durrës

Durrësi

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Durrës

Më: 13 prill 2021 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar të arrestuarit akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe një tjetër ka rënë në pranga pasi duke drejtuar automjetin e tij ka dëmtuar një punonjës policie.

Njoftimi i policisë/ DVP Durrës

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në lagjen nr. 13, Durrës, 2 shtetas dispononin lëndë narkotike dhe po përgatiteshin për ta shitur atë në doza, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., 30 vjeç dhe A. N., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi prej 61.5 gr lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. B., banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore dhe si pasojë e përplasjes është lënduar lehtë punonjësi i Policisë Rrugore, i cili pas ka marrë mjekim është larguar në banesë.

E. M., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin A. M., 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

E. A., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat