Shpërndahen materialet zgjedhore në Durrës, ende nuk ka nisur procesi në dy KZAZ

Durrësi

Shpërndahen materialet zgjedhore në Durrës, ende nuk ka nisur procesi në dy KZAZ

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka nisur një orë më parë në qytetin bregdetar.

Megjithatë, gazetarja e Top Channel raporton se ky proces po sjell disa vonesa, pasi të pranishëm duhet të jenë dhe operatorët e trajnuar nga KQZ për instalimin e kamerave dhe përdorimin e pajisjeve të identifikimit biometrik.

Përveç kutive, fletëve të votimit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik, përfshihen dhe materiale për mbrojtjen ndaj koronavirusit, gjatë procesit të votimeve.

Durrësi ka 6 KZAZ, 4 në Durrës, 1 në Krujë e 1 në Shijak. Ndërkohë, ende nuk ka nisur në dy KZAZ në bashkisë së Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat