​Durrës: Numërohen 146 qendra votimi, PS 51.69 %, PD-AN 40.00 %

Durrësi

​Durrës: Numërohen 146 qendra votimi, PS 51.69 %, PD-AN 40.00 %

Më: 26 prill 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri informon se në qarkun e Durrësit deri tani janë numëruar votat në 146 qendra votimi nga 481 gjithsej në këtë qark.

Referuar të dhënave të deri tanishme Partia Socialiste kryeson. Deri tani Partia Socialiste numëron 23 384 ose 51.69 % të votave.

Partia Demokratike numëron 18 095 ose 40.00 % të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani ka 2866 vota ose 6.34 %, ndërsa PSD ka marrë 186 vota ose 0.41 %. Partia Lëvizja Demokrate Shqiptare ka 145 vota ose 0.32 %. Partia Bindja Demokratike ka marrë 67 vota ose 0.15 %.

ABEOK ka marrë deri tani 17 vota apo 0.04 %, Nisma Thurje ka marrë 167 vota ose 0.28 %, Partia Lëvizja për Ndryshim ka marrë 77 vota ose 0.17 %, Partia Lëvizja e Re ka marrë 127 vota ose 0.28 %, Partia Balli Kombëtar 38 vota ose 0.08 % dhe Partia Aleanca Demokracia e re 69 vota ose 0.15 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat