Mbyllet numërimi në Qarkun e Durrësit/ Ja si u ndanë mandatet mes partive kryesore, LSI ngel pa gjë

Durrësi

Mbyllet numërimi në Qarkun e Durrësit/ Ja si u ndanë mandatet mes partive kryesore, LSI ngel pa gjë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 20:32
Numerimi

Është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave edhe në Qarkun e Durrësit.

Ky qark është ndarë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Nga rezultatet në 481 KZAZ, PS ka fituar 8 mandate dhe PD 6 mandate, ndërsa LSI nuk ka mundur dot të sigurojë mandat deputeti.

Tashmë, vijon ende numërimi i votave vetëm në dy qarqe, përkatësisht në Lezhë, ku vijon numërimi në KZAZ-në e fundit, dhe në Tiranë, ku janë pa përfunduar procesin disa KZAZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat