Durrës/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Durrësi

Durrës/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Më: 13 maj 2021 Në ora: 09:12
Durrës

Edhe në Durrës, besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të besimit të tyre fetar.

Kjo festë vjen pas një muaji lutjesh dhe  sakrificash gjatë Ramazanit.

Për shkak të vitit të dytë të pandemisë dhe orës së kufizimit të lëvizjes, falja e Bajramit në xhaminë e madhe të Durrësit dhe sheshin para saj nisi pak pas orës 06:00.

Besimtarët uruan njëri-tjetrin për begati e mbarësi, ndërsa imami i xhamisë bëri thirrje për mirësi mes njerëzve dhe mbështetje për më të varfrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat