Po tentonin të kapnin tragetin drejt Italisë, kapen 4 klandestinë në portin e Durrësit

Durrësi

Po tentonin të kapnin tragetin drejt Italisë, kapen 4 klandestinë në portin e Durrësit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 08:10
Ilustrim

Katër klandestinë afrikano-veriorë janë kapur brenda portit të Durrësit.

Ata u gjetën brenda në basenin ujor të portit në tentativë për të hipur në tragetet e linjës Durrës-Bari.

Burime nga porti bëjnë me dije se ishin 4 persona që u kapën nga policia, duke tentuar kalonin kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Tentativa të tilla janë të shpeshta në ketë port, pasi grupe të tilla janë kapur herë pas here, duke tentuar të shkojnë drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat