Paralajmërimi i Ramës, bregdeti i Durrësit pastrohet nga tavolinat dhe çadrat pa leje

Durrësi

Paralajmërimi i Ramës, bregdeti i Durrësit pastrohet nga tavolinat dhe çadrat pa leje

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 17:29
Bregdeti i Durrësit pastrohet nga tavolinat dhe çadrat pa leje

Paralajmërimi i kryeministrit Rama për nisjen e aksionit të shembjeve në bregdet, i janë përgjigjur të parët inspektorët e bashkive.

Në bregdetin e Durrësit nisi prej kësaj të mërkure largimi i tavolinave dhe çadrave të vendosura pa leje në zonat e pushuesve.

Edhe pse sezoni turistik ka disa javë që ka filluar, vendorët deklarojnë se nuk do të ketë tolerime.

"Ne kemi filluar punën për heqjen e të gjitha lodrave, objekteve, vazove, gardheve, hekurave të cilët ishin bërë pengesë, ishin pa lejë dhe bëheshin pengesë për lëvizjen e qytetarëve," tha drejtori i policisë bashkiake Vasip Çopa.

Nga e gjithë hapësira e plazhit vetëm 20 përqind do të jetë pa pagesë, kjo për shkak të kufizimeve ligjore.

"Ne duhet të jemi korrekt dhe të vendosur në këtë pjesë që plazhet publike, të jenë plazhe publike," tha Çopa.

Krahas këtij aksioni duke nisur nga e hëna pritet të fillojë aksioni kombëtar për prishjen e ndërtimeve pa leje që janë ngritur në zonën bregdetare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat