3 mijë euro copa, arrestohen 3 persona që shisnin mina me telekomandë në Durrës

Durrësi

3 mijë euro copa, arrestohen 3 persona që shisnin mina me telekomandë në Durrës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Tre persona janë vënë në pranga në Durrës pasi shisnin mina me telekomandë.

Me finalizimin e operacionit të koduar “Muzeu”, në lagjen Nr. 9 në Durrës u arrestua një 47-vjeçar me iniciale I. A., një 31-vjeçar me inicialet B. Ç., dhe një 37-vjeçar me iniciale E. B ., të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

Mësohet se tre të arrestuarit u kapën ndërsa udhëtonin në një automjet tip “Volvo” , i cili drejtohej nga 47-vjeçari I. A., dhe dy të tjerët ishin pasagjerë.

Gjatë kontrolleve në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon. Nga hetimet paraprake rezultoi se personat e vënë në pranga do t’i shisnin minat në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat