SHÇBA arreston oficerin në Durrës, i dehur aksidentoi një person dhe u largua nga vendngjarja

Durrësi

SHÇBA arreston oficerin në Durrës, i dehur aksidentoi një person dhe u largua nga vendngjarja

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një oficer i patrullës së përgjithshme në Durrës, P. P., 52 vjeç është arrestuar nga SHÇBA pasi akuzohet se ka aksidentuar një person dy ditë më parë.

Shtetasi P. P., 52 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës akuzohet për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”; “Drejtim i mjetit motorik në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit“.

52-vjeçari  më datë 06.06.2021, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 18, rruga "Sulejman Pitarka", duke drejtuar mjetin ka aksidentuar rëndë një shtetas 33-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se punonjësi i policisë P. P. ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe pasi ka kryer aksidentin është larguar nga vendngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat