Digjen shkurre dhe pisha nga zjarri në Kodër-Vilë të Durrësit, nisin hetimet për flakët

Durrësi

Digjen shkurre dhe pisha nga zjarri në Kodër-Vilë të Durrësit, nisin hetimet për flakët

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 21:13
Digjen shkurre

Në Kodër-Vilë të Durrësit kanë nisur hetimet për zjarrin që ka rënë në faqen perëndimore të kodrës së qytetit bregdetar.

Shkurre dhe disa pisha janë përfshirë nga flakët, ndërsa banorët e zonës kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Me vështirësi mjeti zjarrfikës ka mbërritur pranë vatrës së zjarrit dhe ka bërë fikjen e tij.

Rreth 1000 metra sipërfaqe në kodër është dëmtuar. Nuk dihet ende shkaku, por po hetohet në lidhje me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat