Mjegulla mbuloi Durrësin/ Avullimi i shpejtë është ndihmuar nga mungesa e erës

Durrësi

Mjegulla mbuloi Durrësin/ Avullimi i shpejtë është ndihmuar nga mungesa e erës

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:25
Mjegulla në Durrës

Mjegulla e krijuar nga avullimi është ndihmuar nga mungesa e erës gjatë natës në gjirin e Durrësit, pjesa tjetër e vijës bregdetare nga Velipoja në Sarande ka pasur prezencë të erës prandaj dhe ka qenë i pamundur krijimi i mjegullës në gjithë vijën bregdetare.

Mesnata solli rritje të ndjeshme të temperaturës në zonën bregdetare, rritje e cila detyroi avullim të shpejtë mbi Adriatik dhe pikërisht në brigjet e Durrësit ku avujt e ujit nga sipërfaqja detare janë kondensuar menjëherë në orët e para të ditës së sotme.

Më pak e dukshme por mjegulla ka qenë prezente edhe në gjire të tjera të bregdetit madje edhe në luginat e lumenjve në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat