Durrësi ‘pushtohet’ nga plehrat dhe tymi, kazanët e tejmbushur digjen nga vetë banorët

Durrësi

Durrësi ‘pushtohet’ nga plehrat dhe tymi, kazanët e tejmbushur digjen nga vetë banorët

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Pas rreth dy javëve nga gjendja e rëndë mjedisore që u krijuar nga menaxhimi i mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit, situata po përsëritet sërish.

Nga një vëzhgim të bëre paraditen e sotme në shumë vendgrumbullime të plehrave në lagje të ndryshme të qytetit, kazanët janë të tejmbushur.

Kamionët e Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal në Durrës dhe Plazh, ditën e sotme nuk janë lejuar të shkarkojnë mbetjet urbane.

Ndërkohë mësohet se janë bllokuar 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina. Burimet zyrtare nga ndërmarrja e shërbimit të pastrimit pohuan se Durrësi është në kolaps mjedisor prej tre ditësh.

Në qendër plehrat janë evaduar dhe gjenden të ngarkuara në kamionë, në lagjet e brendshme të qytetit nuk janë hequr prej tre ditësh. Në një situatë të tillë banoret e ish-Kënetës e të Spitallës po i vënë zjarrin plehrave pasi temperaturat e larta shtojnë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Pamjet qe shihni janë marre ne lagjen numër 1 në shëtitoren Taulantia, e cila është e tejmbushur me turistë të shumtë në këtë stinë dhe mbetet zona më e frekuentuar.

Në qendër kazanët janë plot në periferi banorët po ju vënë zjarrin për të shpëtuar nga era e rendë e plehrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat