U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

Durrësi

U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj, një 24-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Blutë kanë vënë nën pranga 31-vjeçarin, shtetasin A.Gj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat