Transportonin dru të prera në mënyrë të paligjshme, dy të proceduar në Durrës

Durrësi

Transportonin dru të prera në mënyrë të paligjshme, dy të proceduar në Durrës

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve në Manzë të Durrësit, ndërsa janë proceduar penalisht dy persona.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, rreth orës 00:30, në aksin rrugor Shkafanë-Manëz, kanë konstatuar një mjet furgon me drejtues shtetasin A. Sh., dhe pasagjer shtetasin L. Sh., duke transportuar një sasi prej 5m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e fshatit Dreç, Ishëm, Manzë. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë u proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit A. Sh., 57 vjeç, dhe L. Sh., 42 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat