Operacioni në Durrës/ Kontenieri me kokainë, zbulohen 14 pako, sasia pritet të rritet

Durrësi

Operacioni në Durrës/ Kontenieri me kokainë, zbulohen 14 pako, sasia pritet të rritet

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:15
Foto Ilustrim

Një sasi e konsiderueshme me kokainë u gjet në kamionin me banane në Portin e Durrësit

Burime për top Channel bëjnë me dije se deri më tani janë zbuluar 14 pako me kokainë, sasi e cila pritet të rritet pasi të përfundojë kontrolli i kontenierit.

Të njëjtat burime theksojnë se kanë qenë efektivët nga drejtoria e policisë kufirit të cilët e kanë vendosu kontenierin në zonën e rriskut e më pas skanimi nga ku është zbuluar lënda narkotike.

Operacioni po zhvillohet nga policia kriminale e Durrësit në bashkëpunim me prokurorët e këtij qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat