Detaje të reja nga droga e kapur në Portin e Durrësit, zbulohet se cilës kompani i përkiste

Durrësi

Detaje të reja nga droga e kapur në Portin e Durrësit, zbulohet se cilës kompani i përkiste

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:07
Porti i Durrësit

Vetëm pak ditë pasi u kapën 11.6 kg kokainë në një kontejner në Portin e Durrësit, të njëjtës kompani të importit të bananeve iu sekuestrua sot një tjetër sasi lëndësh narkotike.

Kokaina u kap në kontejnerin e kompanisë ‘’Alba Exotic Fruit’’.

Ndërkohë sipas burimeve për median, policia ka ushtruar kontrolle në 10 kontejnerë dhe në një prej tyre u gjet kokaina e ndarë në disa pako.

Kujtojmë që më herët është arrestuar menaxheri i kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni si dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat