Kishte porositur peshk nga Ekuadori, por i erdhi kokainë! Zbulohet se kush është biznesmeni që u arrestua në Durrës

Durrësi

Kishte porositur peshk nga Ekuadori, por i erdhi kokainë! Zbulohet se kush është biznesmeni që u arrestua në Durrës

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Janë kapur pasditen e  sotme 7 kilogramë kokainë, që u gjetën në një kontejner të ngarkuar me prodhime deti, që vinte nga Ekuadori.

Ngarkesa vinte në vendin tonë për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë, ndërsa në pranga u vu administratori i saj, Denis Doda.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se sasia prej 7 kg kokainë ishte fshehur në pjesën e kapakëve të ventilimit të konteinerit i cili po vinte nga Ekuadori.

Firma "Fish Co Tirana" kishte porositur prodhime deti nga Ekuadori, por mes arkave me peshk ishte fshehur edhe kokaina.

Policia ka njoftuar se është sekuestruar rreth 7 kg dhe një GPS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat