Arrestohen dy persona me precedentë penale, lëviznin me 3 pistoleta në makinë

Durrësi

Arrestohen dy persona me precedentë penale, lëviznin me 3 pistoleta në makinë

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Dy persona me precedentë penalë janë ndaluar pasi në makinën  me të cilin po lëviznin janë gjetur 3 armë zjarri pistoletë "Zoraki".

Operacioni u kodua “Shënjestra” dhe të arrestuar janë Alban Mançja,  36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Trafikim të armëve" dhe Eldi Zahiri, 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike", të dy banues në Durrës.

Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë  kanë ndaluar mjetin tip "Benz", me drejtues Alban Mançja dhe pasagjer Eldi Zahiri.

"Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë "Zoraki" dhe automjeti me të cilin po lëviznin” informoi sot policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat