Fluks në portin e Durrësit! Mbërrijnë 2878 pasagjerë dhe 960 automjete

Durrësi

Fluks në portin e Durrësit! Mbërrijnë 2878 pasagjerë dhe 960 automjete

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:28
Foto

2878 pasagjerë dhe 960 automjete kanë mbërritur paraditen e sotme në vendin tonë me tragete nga Italia.

Kapitaneria e portit të Durrësit bën me dije se fluksi ka qenë normal pasi në vend kanë mbërritur 3 tragete nga 5 tragete që mbërrijnë nga e mërkura deri të dielën.

Për të përballuar fluksin në hyrje të udhëtarëve dhe automjeteve tragetet që lidhin portet italiane të Barit dhe Ankonës me Durrësin bëjnë lundrime të dyfishta.

Fluksi i hyrjeve në vend ka qenë tepër i lartë gjatë këtij sezoni duke lënë pas vitin pandemik dhe ndikimet negative të tij në ekonomi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat