Bashkia e Durrësit hap tenderin pa garë, jepen me negocim

Durrësi

Bashkia e Durrësit hap tenderin pa garë, jepen me negocim

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Bashkia e Durrësit ka nisur procedurat për të dhënë me negocim tenderin për depozitimin e mbetjeve. Edhe Bisedimet e drejtpërdrejta konsiderohen si formë spekulimi, është vendosur që ato të realizohen për fondin 287 milionë e 216 mijë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro.

Kjo procedurë është publikuar në faqen e prokurimeve publike në datën 9 gusht duke i hapur rrugën kësaj bashkie që të kontaktojë më subjektet që kanë kapacitet të përpunojnë mbetjet.

Një muaj më parë, qyteti bregdetar i drejtuar nga kryetarja e mandatuar Emirjana Sako u përfshi në një skandal mjedisor ku plehrat qëndruan për më shumë se një javë pa u mbledhur dhe një pjesë e tyre u dogj.

Si zgjidhje e përkohshme e situatës shërbeu landfilli në Shkodër, teksa vetëm pas këtij vendimi inceneratori i Sharrës në tiranë pranoi depozitimet pa pagesë në kushtet e emergjencës.

Megjithatë, parë dhe nga përplasjet e zhvilluara duket se fondi do të kalojë për landfillin e shumë-debatueshëm të Sharrës në Tiranë

Por si do të bëhet pages?  Pas emergjencës mjedisore bashkia kërkoi ndihmë nga qeveria që akordoi buxhet shtesë të ndarë në 8 vite.

Përgjatë 2021 qeveria do të japë rreth 1.2 milionë euro, e pjesën tjetër duhet ta përballojë bashkia. Fondi shkon në rreth 3.7 milionë euro për çdo vit deri në 2030

Tashmë pas kolapsit të mbetjeve në qytet dhe përplasjeve për landfillin ku duhet të depozitohen mbetjet, me shpalljen e tenderi me negocim kryetarja e mandatuar e bashkisë duket se e ka të qartë se kujt do t'ia japë këtë superbuxhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat