Arrestohet në Durrës i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, ky është serbi që pritet të ekstradohet

Durrësi

Arrestohet në Durrës i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, ky është serbi që pritet të ekstradohet

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas serb të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

I arrestuari është Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi, i dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Serbisë

Njoftimi i policisë:

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat