Në Durrës banorët i vënë flakën mbetjeve në zonën e ish-kënetës

Durrësi

Në Durrës banorët i vënë flakën mbetjeve në zonën e ish-kënetës

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 00:22
Foto

Mbetjeve në zonën e ish-kënetës në Durrës i është vënë flaka nga banorët e zonës.

Durrësi kaloi krizë me menaxhimin e mbetjeve këtë verë.

Për zgjidhjen e këtij problemi bashkia e Durrësit nisui procedurat për të dhënë me negocim tenderin për depozitimin e mbetjeve.

Edhe bisedimet e drejtpërdrejta konsiderohen si formë spekulimi, është vendosur që ato të realizohen për fondin 287 milionë e 216 mijë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro.

Kjo procedurë është publikuar në faqen e Prokurimeve Publike në datën 9 gusht duke i hapur rrugën kësaj bashkie që të kontaktojë më subjektet që kanë kapacitet të përpunojnë mbetjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat