I vihet tritol një firme ndërtimi në Durrës

Durrësi

I vihet tritol një firme ndërtimi në Durrës

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka parandaluar një shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në ambientet e një firme ndërtimi .

"Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet  Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese", njofton policia.

Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat