Dy aksidente brenda pak minutash në Durrës, 3 të plagosur

Durrësi

Dy aksidente brenda pak minutash në Durrës, 3 të plagosur

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve që ndodhën mbrëmjen e sotme në Durrës e Krujë.

Në lagjen numër 14 të Durrësit, 25-vjeçari me iniciale R.B. ka goditur me motorin që po udhëtonte një 69-vjeçar. Shtetasi me iniciale H.D. është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Në Fushë-Krujë, mjeëti tip “Ford” ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një kamion. Për pasojë, ka mbetur i plagosur shoferi me iniciale F.A. dhe 35-vjeçarja me iniciale B.A., pasagjere në makinë. Të dy janë dërguar në spital, ku nddhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Rreth orës 19:15, në lagjen nr.14, Durrës, motomjeti me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 69 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Krujë/ Rreth orës 19:00, në Fushë Krujë, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. A., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një tjetër mjet kamion, e më pas ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi F. A., dhe pasagjerja në mjet shtetësja B. A., 35 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat