I përndiqte gruan, dhunon edhe bashkëshortin e 57 vjeçares, arrestohet

Durrësi

I përndiqte gruan, dhunon edhe bashkëshortin e 57 vjeçares, arrestohet

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”.

Policia bën me dijet se u arrestua A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10 gusht për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur gruan e tij, N. Zh.57 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”, shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur shtetasen N. Zh.57 vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat