E pësojnë keq dy të rinjtë në Durrës, u kapën në “Playstation” duke…

Durrësi

E pësojnë keq dy të rinjtë në Durrës, u kapën në “Playstation” duke…

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 16:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi u konstatuan duke organizuar aktivitetin e lotarive të palejuara të basteve sportive nëpërmjet aparateve të tyre celular.

Ata janë identifikuar me inicialet E. S., 22 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Të dy janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientin (PlayStation), në pronësi të shtetasit A. B., duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e brendshme ku disponohej informacion se mund të zhvillohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit nëpërmjet makinetave, çipsave, ruletave e sende të tjera që shërbenin për zhvillimin e këtyre lojrave, nuk është konstatuar asnjë send i tillë, përveç aparatëve celular të sekuestruar, që shërbenin për zhvillimin e aktivitetit të basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat