Publikohen pamjet/Personi me kapele vuri tritolin në makinën e policit në Durrës

Durrësi

Publikohen pamjet/Personi me kapele vuri tritolin në makinën e policit në Durrës

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 11:08
Pamje nga video

Janë publikuar pamjet ekskluzive të momentit të vendosjes së eksplozivit në makinën e efektivit të policisë Lulzim Kastrati në Durrës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person, afrohet tek mjeti duke ecur ne trotuar dhe më pas, ulet tek goma e parë në krahun e drejtuesit të mjetit dhe vendos lëndën eksplozive.

Lënda plasëse ishte vendosur në mjetin e Lulzim Kastratit, me detyrë inspektor policie në Durrës, në kohën kur ishte i parkuar pranë banesës së tij në lagjen 17.

Sipas të dhënave të deritanishme ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25 ka vetëm dëme të vogla materiale.

Për të zbardhur motivet e ngjarjes, efektivi Lulzim Kastrati dhe persona të tjerë me dijeni për çështjen po merren në pyetje në policinë e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat