Mbytet në detin e Durrësit kapiteni i një anije

Durrësi

Mbytet në detin e Durrësit kapiteni i një anije

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Kapiteni i një peshkarexhë e cila ndodhej në det për peshkim, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi është bërë nga policia dhe në deklaratën e bërë publike thuhet se ne trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi:

Durrës

Kapiteni i një peshkarexhë e cila ndodhej në det për peshkim, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat